Shendet

Dy mace pozitive në Nju Jork. Çfarë duhet të dini për Covid-19 dhe kafshët

Dy mace shtëpie në Nju Jork janë testuar pozitive për koronavirusin, i cili shkakton covid-19 te njerëzit, tha të mërkurën Departamenti Amerikan i Bujqësisë dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Macet jetojnë në zona të ndryshme të shtetit të Nju Jorkut, dhe të dyja kanë shfaqur simptoma të buta të sëmundjes si probleme të lehta me  frymëmarrjen dhe pritet të shërohen, thanë agjensitë në një deklaratë. Një mace është në pronësi të një personi i cili rezultoi pozitiv në testin për koronavirusin përara se macja të tregonte shenja, por macja tjetër jeton në një familje, ku asnjë anëtar nuk ishte konfirmuar pozitiv ndaj Covid-19. Është e mundur që kjo mace të jetë infektuar nga një anëtar i familjes që ka patur pak simptoma ose ka qenë asimptomatik, thuhet në deklaratë.

Testet pozitive të maceve erdhën pak më shumë se dy javë pasi një mace tjetër në Nju Jork, tigri Malayan në kopshtin zoologjik të Bronx, u bë rasti i parë i konfirmuar me koronavirus në një kafshë amerikane. Tre tigrat e tjerë dhe tre luanët në kopshtin zoologjik gjithashtu u testuan pozitivë, tha kopshti zoologjik të mërkurën. Numri i kafshëve të infektuara zbehet në krahasim me më shumë se 800,000 raste dhe 45,000 vdekje mes njerëzve në këtë vend, dhe zyrtarët e shëndetit publik theksojnë se nuk ka asnjë provë që kafshët mund ta kalojnë virusin te njerëzit.

Por rastet pozitive të zbuluara mes kasghëve shtrojnë pyetje për pronarët e tyre dhe të tjerët që vijnë në kontakt me kafshët. Ja çfarë dimë ne!

Cilat kafshë mund të infektohen me virusin që shkakton Covid-19?

Jashtë Shteteve të Bashkuara, një numër i vogël i kafshëve shtëpiake janë testuar pozitiv - dy qen dhe një mace në Hong Kong dhe një mace në Belgjikë. Qentë nuk treguan shenja sëmundjeje, ndërsa macja ishte sëmurë, sipas raportimeve të lajmeve. Nadia, tigri i Kopshtit Zoologjik Bronx, kishte një kollë të thatë, siç kishte shumica e tigrave dhe luanëve të tjerë në kopshtin zoologjik, rastet e të cilëve u konfirmuan nga mostrat e fekaleve. Të gjithë "po sillen normalisht, po hanë mirë dhe kollitja e tyre sa vjen e zvogëlohet shumë," tha kopshti zoologjik të mërkurën.

Dëshmi të tjera tregojnë gjithashtu për ndjeshmëri të maceve. Një studim paraprak i mostrave të gjakut nga 102 mace si endacake, ato të strehimoreve dhe mace  shtëpiake në Wuhan, Kinë, zbuloi se rreth 15 përqind ishin infektuar nga virusi. Një eksperiment laboratorik, në të cilin shkencëtarët futën virusin te kafshët zbuluan se macet ishin shumë të ndjeshme, qentë shumë më pak, dhe derrat, pulat e rosat jo. Në atë studim, macet treguan shenja sëmundjeje.

Edhe pse, disa shkencëtarë janë shumë më të shqetësuar për infektimin e kafshëve, shumë më tepër si ne: primatët. Nëse një kafshë mund të infektohet varet nga një receptor në qeliza të caktuara që virusi duhet të jetë i aftë të "zhbllokohet", thonë shkencëtarët, dhe disa specie përshtaten më mirë. Një studim i publikuar këtë muaj, i cili nuk është shqyrtuar nga kolegët e fushës, ka analizuar receptorët në specie të ndryshme dhe zbuloi se virusi mund të "lidhet jashtëzakonisht mirë" me receptorët në të gjithë majmunët dhe majmunët aziatikë dhe afrikanë, si dhe një lemur, sifaka, etj. tha Thomas Gillespie, një ekologjist sëmundjesh në Universitetin Emory. Një majmun i tillë, macaque rezus, gjithashtu është infektuar në mënyrë eksperimentale.

Në të gjitha këto raste, është e rëndësishme të mbani mend se kafshët ose ishin të infektuara nga njerëzit ose supozohej të kenë qenë, thonë shkencëtarët. Kafshët e laboratorit u ngarkuan me ato nivele të virusit që nuk do të shfaqnin transmetimin në botë reale. Macet e kopshtit zoologjik u infektuan nga një punonjës i cili ishte asimptomatik. Kafshët shtëpiake i morën nga pronarët e tyre. Me fjalë të tjera, ajo që ne po shohim është transmetimi nga njeriu te kafshët.

A mund ta përhapin kafshët virusin tek njëra-tjetra, apo tek ne?

CDC, Organizata Botërore e Shëndetit, Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve dhe organe të tjera të shëndetit publik dhe ekspertë bien dakord për këtë: Nuk ka asnjë provë që kafshët transmetojnë virusin te njerëzit ose kanë luajtur një rol në përhapjen e tij.

Mund të duket logjike që nëse një kafshë mund të infektohet me koronavirus, ajo mund ta transmetojë atë kudo. Por shkencëtarët theksojnë se ekziston një ndryshim midis "i infektuar" dhe "infektues".

"Virusi mund të jetë në gjendje të infektojë indet ose qelizat në një vendndodhje të organizmit, të themi, traktin respirator, por nuk është në gjendje të kryejë ciklin e jetës në drejtim të transmetimit në një host të ri," tha Jonathan Runstadler, një virolog dhe profesor në Shkollën Cummings të Mjekësisë Veterinare të Universitetit Tufts. "Ato zakonisht referohen si infeksione të ngordhura".

J. Scott Weese, shefi i kontrollit të infeksionit në Kolegjin Veterinar të Universitetit të Guelph në Ontario, tha se ai është "shpresëdhënës" fakjti se qentë mund të jenë strehues të qetë, sepse virusi nuk duket se riprodhohet mirë në ta. Juria nuk ka dhënë verdiktin ende për macet, tha ai.

Në studimin e laboratorit, macet ishin në gjendje të infektonin njëri-tjetrin, dhe hulumtime të tjera sugjerojnë që edhe qelbsit mund të jenë në gjendje ta marrin virusin atë nga njëri-tjetri.

Duke pasur parasysh marrëdhëniet tona të ngushta me macet, a nuk do të donim ta dinim nëse ato ishin burim infeksioni për ne?

"Ndoshta," tha Karen Terio, një specialist i maceve të mëdha dhe patologjist i jetës së egër në Universitetin e Illinoisit në shkollën veterinare Urbana-Champaign, ku u konfirmua rasti i parë në kafshë tek tigri. Por, ajo vuri në dukje, duke pasur parasysh numrin e madh të njerëzve të infektuar, ka pasur pak hulumtime mbi rastet e kafshëve, dhe shumë mbetet për t'u parë.

Idexx Laboratories, një kompani e diagnostikimit veterinar, tha këtë muaj se kishte shqyrtuar më shumë se 5,000 mostra nga macet dhe qentë shtëpiak në 17 vende që ishin paraqitur nga veterinerët për teste të lidhura me frymëmarrjen. Analizat rezultuan me zero raste të SARS-CoV-2, emri shkencor për koronavirusin.

"Me atë çfarë ndodh në Nju Jork, do të ishim në dijeni nëse do të kishte mace që vinë në spitale veterinare ose klinika me këtë sëmundje", tha Runstadler, laboratori i të cilit ka filluar mbledhjen e mostrave nga kafshët e trajtuara në Cummings për një projekt studimi mbi koronavirusin e ri në specie të tjera.

Evidencat, tha ai, tregojnë se virusi nuk duket se sëmur shumë macet dhe qentë, kështu që më shumë mund të infektohen në mënyrë asimptomatike - ashtu siç është rasti me njerëzit asimptomatikë.

"Mungesa e provave nuk do të thotë se ekziston mungesa e rrezikut. Thjesht do të thotë që ne nuk kemi qenë në gjendje ta zgjidhim atë. Ne thjesht mund të jemi më të sigurt se njerëzit janë nxitësit kryesorë të kësaj, dhe ndoshta ekziston një komponent i vogël ndër kafshë, "tha Ëeese. "Njerëzit janë një rrezik shumë më i madh për mua sesa kafshët."

A mund ta marr qenin tim për shëtitje? Nëse po, a mund t'i përkëdhel qentë e njerëzve të tjerë, ose t'i lejoj njerëzit të përkëdhelin qenin tim?

Mund ta nxjerrësh qenin shetitje - ai ka nevojë për stërvitje, ashtu si ti. Por respekto rregullat. Ëeese thotë: Distanca sociale duhet të praktikohet në nivel shtëpiak, dhe kafshët shtëpiake janë anëtare të familjes.

Kjo do të thotë se ata duhet të bashkëveprojnë vetëm me anëtarët e familjes. Kur ecën, qëndro të paktën 1,8 metra larg njerëzve dhe kafshëve të tjera. Kjo do të thotë se nuk ka nuhatje kuriozësh apo lojëra shenjash midis qenve në park, dhe asnjë kafshë shtëpiake nuk i afrohet kalimtarëve apo e anasjellta. Macet duhet të qëndrojnë brenda ose të mbikëqyren.

"Nëse nuk do të doja të dilja dhe të shtrëngoja dorën e dikujt, pse duhet t'i lejoja të përkëdhelnin kokën e qenit tim?" Tha Ëeese. "Ne nuk e dimë se cili është rreziku, por është një hap i lehtë."

Kjo vlen edhe për anën tjetër: Mos i përkëdhelni kafshët e njerëzve të tjerë. Nëse për ndonjë arsye ju e bëni, lani duart mirë më pas.

Pra, a do të thotë kjo se gëzofi i qenit tim mund të bartë virusin? A duhet të pastroj putrat dhe gëzofin e tij me kartpeceta të lagura antibakteriale?

Studiuesit kanë zbuluar se virusi mund të mbijetojë me orë ose ditë në ajër dhe, në ambiente laboratorike, në disa sipërfaqe. Gëzofi i kafshëve nuk është ndër sipërfaqet që janë testuar.

"Është një pyetje argëtuese," tha Dylan H. Morris, një bashkautor i një studimi të spikatur që tetsonte aerosol dhe sipërfaqe të ndryshme, përfshirë karton e çelik dhe inoks, duke shtuar se ai "nuk do të dëshironte të spekulonte se cila, nëse ka, prej sipërfaqeve do të ishte më e krahasueshme me gëzofin. " "Supozimi i tij është shumë, shumë i pasigurt," shtoi ai, është se "njerëzit ndoshta do të ishin më të rrezikuar nga një një njeri tjetër tek teshtin sesa një qen i infektuar".

Përsëri, kjo do të thotë që nuk duhet ta ekspozosh kafshën tënde tek të tjerët që ta përkëdhelin. Nëse, fjala vjen, qeni yt trajtohet nga dikush në një qendër estetike - një shërbim thelbësor në disa vende - ose kali yt preket nga dikush, sigurohu që personi nuk është i sëmurë, tha Ëeese.

Sa për pastrimin pas shëtitjes? Asnjë ekspert për të cilin folëm nuk e miratuan këtë. "Shanset për të pasur një virus të vlefshëm në tokën ku qeni shetit dhe shanset që putrat e qenit mund të bartin virusin kur të hyjë në shtëpi janë astronomikisht të ulëta," tha Ëeese.

Nëse jam i sëmurë, si duhet të sillem me kafshën time?

Nëse e ke koronavirusin ose mund ta bartësh atë në mënyrë asimptomatike, duhet të qëndrosh larg kafshës nëse është e mundur, thonë ekspertët - mos ta përkëdhelësh, as ta puthësh, apo të ndash shtartin me të. Kërko nga dikush tjetër që ta ushqejë dhe të kujdeset për të. Kjo zvogëlon rrezikun e kafshës që të marrë virusin.

Thënë këtë, njerëzit që nuk kanë askënd tjetër që të pyesin ose që mendojnë se prania e kafshëve të tyre është shumë e rëndësishme për mirëqenien e tyre mund të kujdesen për të, tha Ëeese. Bazuar në atë që është parë tek kafshët deri më tani, kafshët shtëpiake nuk kanë gjasa të sëmuren edhe nëse janë të infektuar.

"Nëse duhet të kujdesesh për kafshën ose të jesh rreth saj teksa je sëmurë, laj duart para dhe pasi të ndërveprosh me kafshën shtëpiake dhe vendos maskën," këshillon CDC.

Tigri nuk është kafshë shtëpiake. Çfarë do të thotë që mori virusin?

Nadia tigri ishte infektuar nga një njeri në kopshtin zoologjik dhe jo nga ai që po vinte në kontakt të ngushtë me të. Si ka ndodhur është duke u studiuar, por mundësitë përfshijnë ndotjen e ushqimit ose tasave të tigrit, tha Terio.

"Thjesht tregon se ky virus është i transmetueshëm nga njerëzit te kafshët dhe nuk ka pse të jetë nga një kontakt shumë i afërt," tha Ëeese.

Koronavirusi gjithashtu mund të jetë i ndryshëm në macet e mëdha, tha ajo, për arsye që mbeten të paqarta. Për këtë arsye, punonjësit e kopshtit zoologjik kanë rritur masat paraprake rreth tyre, si dhe rreth specieve të tjera të ndjeshme, siç janë primatët, tha Terio.

A duhet ta testoj kafshën time për virusin?

Vetëm sepse…? Jo, dhe me siguri nuk do të kesh mundësi, sidoqoftë. Nëse macja apo qeni yt po tregon shenja sëmundjeje, duhet të konsultohesh me veterinerin tënd, por ta dish që një test i tillë nuk po bëhet në mënyrë rutinore. Nëse veterineri mendon se kafsha jote ka nevojë për një provë - sepse ishte ekspozuar ndaj dikujt me covid-19, ndoshta - veterinari atëherë do të duhet të konsultohet me zyrtarë shtetëror të shëndetit të kafshëve. Është një proces dhe nuk ndodh lehtë.

Ky është rasti edhe pse testet e kafshëve janë kryer në laboratorët veterinarë, rreth 20 prej të cilave janë miratuar për t'i bërë ato, tha Terio. USDA tha që testet mbi dy macet dhe çdo kafshë tjetër nuk "zvogëlojnë disponueshmërinë e testeve për njerëzit".

Hulumtimi dhe mbikëqyrja epidemiologjike është e ndryshme. Për shembull, laboratori i Runstadler ka mostra nga qen, mace, derra, një iriq, një lloj brejtësi dhe "disa kuaj", tha ai. Ai dhe kolegët planifikojnë të testojnë ata dhe të tjerët për t'iu përgjigjur më mirë pyetjeve të shumta se si lëviz virusi midis specieve.

"Edhe nëse transmetimi po ndodh rrallë nga një njeri në një kafshë shtëpiake apo edhe nga një njeri në një kafshë bujqësore, ne do të donim që të mund t'i studiojmë disa prej tyre dhe të kuptojmë nga ky infeksion natyror se cilët janë faktorët që mund ta kenë bërë atë më shumë të ngjarë”, tha ai.

Por a nuk filloi ky virus te një kafshë?

Po. Koronavirusi është një virus zoonotik, që do të thotë se kalon midis kafshëve të tjera dhe njerëzve. Ekspertët e sëmundjeve infektive thonë se origjina ishte në një specie tjetër, megjithëse jo në formën e saj të tanishme - ajo ndryshoi gjatë rrugës, dhe ku filloi dhe rruga që mori mbetet e panjohur.

Ndoshta kaloi nëpër një host të ndërmjetëm," tha ai. "Ka të ngjarë që nuk do të arrijmë kurrë atje."

A ka të ngjarë që ne të shkaktojmë probleme reale në një popullatë kafshësh?

Ndoshta, megjithëse shqetësimi kryesor për shëndetin publik për momentin është transmetimi njeri-në-njeri.

"Fillimisht ka ardhur nga lakuriqët, dhe ndoshta ka kaluar nëpër një specie tjetër, dhe tani është tek ne," tha Gillespie. "Mund të shkojë te speciet e tjera që mund të jenë në gjendje ta strehojnë atë."

Për të lulëzuar në një host tjetër, virusi ndoshta do të duhet të evoluojë, thonë shkencëtarët.

Por kjo mundësi është arsyeja pse Gillespie dhe ekspertë të tjerë primate po bëjnë thirrje për kujdes ekstrem rreth popullatave të majmunëve. Në Afrikë dhe Azi, shumë nga speciet e ndjeshme ndajnë hapësirën me njerëzit.

"Ajo që ne po mbrojmë kur njerëzit hyjnë në vendet ku këta primatë të egër janë me të vërtetë të rrezikuar, është që ata të veshin rroba të pastra, këpucë të dezinfektuara dhe të shkojnë jo më larg se 10 metra [atyre të kafshëve". Nëse duhet të teshtijnë, ata duhet të teshtijnë në bërryl ose në veshje dhe jo në gjethe aty pranë, "tha ai. "Ne duhet të jemi vërtet të shqetësuar për këtë si ndikues në speciet e rrezikuara."

Nuk ka prova se kafshët më të zakonshme për shkretëtirën amerikane janë në rrezik, dhe shkencëtarët thonë se nuk është një shqetësim i madh. Por pandemia ose jo, gjithmonë duhet të qëndroni larg kafshëve të egra. /washingtonpost/


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë