Nga Gazeta Si- Pas disa fotografive që qarkulluan në rrjetet sociale prej ditësh ku pretendohej se disa gra të mbuluara komunikonin në mënyrë të dyshimtë me të mitur, ka reaguar Policia, duke njoftuar se ato nuk përbëjnë rrezik.
2 gratë janë shoqëruar në polici dhe nga verifikimet e deritanishme rezulton se janë me shtetësi iraniane dhe janë të pajisura me leje qëndrimi në Shqipëri, për arsye humanitare, pjesë të kampit të Muxhahedinëve në Manzë.
Në përfundim të veprimeve paraprake, sipas bluve, nuk ka rezultuar që të kenë kryer veprime të kundërligjshme ndaj të miturve.
Në këtë rast, zyrtarisht policia thotë se nuk ekziston asnjë rrezik për sigurinë e të miturve.
Prej ditësh prindërit janë alarmuar pasi u ngritën dyshime se dy gratë joshnin fëmijët për ti futur më pas në furgon.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje