Bota

Dy emërime të tjera kontroverse nga Trump, krushku ambasador në Francë dhe Kash Patel shkon në FBI

Gazeta Si – Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka zgjedhur bababin e dhëndrit të tij, Charles Kushner, që të shërbejë si ambasador i Francës.

Trump e përshkruan babain e Jared Kushner-it, si një lider, biznesmen, filantropost dhe tregtar të suksesshëm, me eksperiencë të konsiderueshme në industrinë pasuri të paluejtshme.

Presidenti i zgjedhur i amerikanëve nënvizoi po ashtu edhe lidhjen e Jared Kushner, i cili është i martuar me vajzën e tij, Ivanka.

“Djali i tij, Jared, ka punuar ngushtësisht me mua në Shtëpinë e Bardhë dhe në veçanti me Operacionin Warp Speed, Reformën e Drejtësisë Penale dhe me Abraham Accords,” shkroi Trump në një postim në rrjetin e tij social.

Charles Kushner u fal nga Trump në vitin 2020 pas një dënimi në vitin 2005 për akuza federale. Chris Christie, i cili udhëhoqi çështjen si avokat amerikan për New Jersey, tha në vitin 2019 se Kushner kreu “një nga krimet më të neveritshme” që ai kishte ndjekur penalisht.

Njoftimi i Trump vjen pasi Jared Kushner ka thënë se nuk ka në plan të shërbejë në administratën e dytë të presidentit të zgjedhur. Kushner tha në një event në Miami në shkurt se ai ka qenë “shumë i qartë” në dëshirën e tij për t’u fokusuar në firmën e tij private “në këtë fazë” të jetës së tij.

Po ashtu, Trump ka zgjedhur “Kash” Patel si drejtor të FBI-së. Patel, i njohur për besnikërinë e tij të palëkundur ndaj Trump, shërbeu në role kyçe gjatë administratës së parë të presidentit , duke përfshirë mbikëqyrjen e divizionit kundër terrorizmit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe më vonë shërbyeu si shef i shtabit në Departamentin e Mbrojtjes.

Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social Trump u shpreh se nën drejtimin e Patel FBI do t’i jepte fund epidemisë në rritje të krimit në Amerikë dhe do të çmontonte bandat kriminale të migrantëve.

Para roleve të tij në Shtëpinë e Bardhë, Patel punoi në Komitetin e Inteligjencës në Kongres, ku luajti një rol të rëndësishëm në hetimet ndaj ndërhyrjeve të Moskës në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

Emërimi i tij do të nënkuptonte zëvendësimin e drejtorit aktual të agjencisë Christopher Wray. FBI nën drejtimin e Ëray hetoi Trump duke shkaktuar zemërim tek ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë