Gazeta Si – Kjo fundjavë, por edhe ajo që vjen më pas, do të sjellin dy derbi të kryeqytetit, të vlefshëm për javën e 23-të dhe 24-t të Superiores. Të shtunën e 10 shkurtit luhet Dinamo-Partizani dhe 6 ditë më pas Partizani-Tirana.

Derbi i së shtunës do të luhet në stadiumin ‘Niko Dovana’ të Durrësit. Dinamo i luan në këtë stadium ndeshjet si skuadër pritëse. Ditët e fundit pati zëra se mund të kishte një spostim për në ‘Air Albania’ të kësaj sfide, por duket se nuk ka asnjë ndryshim.
Nga burime të Gazeta Si mësohet se Dinamo-Partizani do të zhvillohet në Durrës, të shtunën, në orën 17:00. Në kryeqytet do të kishte më shumë tifozë, por drejtuesit e klubit blu do të respektojnë kontratën që kanë me stadiumin e Durrësit.
Mbetet për t’u parë më pas se ku do luhet derbi tjetër, Partizani-Tirana. Të kuqtë, të cilët janë skuadra pritëse, duhet të vendosin nëse do të luajnë në shtëpinë e tyre, ‘Arena e Demave’, apo do të preferojnë ‘Air Albanian’.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




