Treg

Durrësi bum turistik, rritet numri i bizneseve dhe ekonomia

Tatimet kanë përzgjedhur Durrësin si zona me veprimtari ekonomike më të lartë gjatë muajve qeshor-gusht.

Sipas të dhënave, DRT Durrës gjatë kësaj periudhe shënoi rritje me 10% të qarkullimit me TVSH, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vlera totale në lekë është rreth 44.5 miliardë.

Tatimet thonë se, nga ana tjetër rritja e shitjeve me TVSH, u shoqërua me rritje të TVSH-së së pagueshme dhe për DRT Durrës, kjo shifër ishte rreth 13% më e lartë se në periudhën Qershor – Gusht 2017.

Sipas listëpagesave për tatimpagues me detyrim dorëzimi deklarate mujore numri i punonjësve ishte 54,836 ose 6% më e lartë se e njëjtja periudhë e marrë në analizë për vitin e kaluar.

Ndërsa përgjatë gjithë sezonit turistik të këtij viti, numri i bizneseve të reja të regjistruara arriti në 500.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë