Ka ndodhur

Durrës, shoferi që përplasi për vdekje 18-vjeçaren ishte i dehur

Gazeta Si - Një 22-vjeçar i identifikuar me inicialet I.K., përplasi një natë më parë dy këmbësore në aksin rrugor Qerret-Katund i Ri në Durrës.

Policia thotë se i riu ishte në gjendje të dehur kur u përplas me një automjet tjetër me drejtues shtetasin A.D., 38 vjeç.

Për pasojë, u aksidentuan dy këmbësore, F.K., 18 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ka humbur jetën në vendngjarje dhe një 13 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë 22-vjeçari është arrestuar nga policia dhe akuzohet për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë