Ka ndodhur

Durrës / Shkoi për peshkim, 40-vjeçari zhduket në det. Polumbarët në kërkim të trupit

Gazeta Si - Një 40-vjeçar ka rënë nga varka e peshkimit dhe dyshohet se është mbytur mbrëmjen e të dielës pasdite në Porto Romano në Durrës.

Sipas policisë Aurel Ndoni ka qenë duke peshkuar me një varkë të vogël së bashku me vëllanë e tij dhe një person tjetër, por kushtet e motit nuk kanë qenë dhe aq të favorshme. 40-vjeçari kur ka rrëshqitur në ujë është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me polumbarët e RENEA-s kanë kërkuar për gjetjen e trupit, por deri më tani nuk kanë mundur ta gjejnë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë