Ka ndodhur

Durrës, nxirret trupi i pajetë i një të moshuari nga deti

Gazeta Si - Një trup i pajetë është nxjerrë nga deti në Durrës këtë të diel. Policia thotë se viktima është rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar.

Viktima është 170 cm i gjatë dhe mbante veshur një xhaketë ngjyrë kafe, pantallona ngjyrë kafe, atlete ngjyrë blu, trup i shëndoshë, i thinjur dhe me flokë pjesërisht të rëna.

Nga këqyrja paraprake e policisë nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas është mbytur në det. Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Durrësit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë