Ka ndodhur

Durrës, me mallra kontrabandë në makinë dhe teste për Covid 19

Një 31-vjeçar, me inicialet M.L., është arrestuar nga policia në Durrës, pasi në automjetin e tij janë gjetur një sasi e konsiderueshme ilaçesh kontrabandë dhe Rapid Teste Antigen për Covid 19.

Policia ka ndaluar 31-vjeçarin për kontroll jashtë rrethimit të portit detar, ku ka sekuestruar medikamentet dhe 3 aparate celularë.

Nën hetim në lidhje me këtë çështje tani është vënë edhe porositësi i kësaj ngarkese Rapid Test Antigen. Ndërkohë materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë