Ka ndodhur

Durrës/ Lëvizte me pistoletë, tentoi të fshehë armën në lokal kur pa policinë

Gazeta Si - Një 44 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi u kap me armë zjarri pistoletë pa leje me vete. Sapo ka parë policinë, me qëllim për të fshehur armën ka hyrë në lokalin e tij.

Policia e arrestoi në flagrancë shtetasin B. R., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 18, Durrës, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Gjatë kontrollit fizik të arrestuarit iu gjetën dhe iu sekuestruan një armë zjarri pistoletë, krehëri i saj dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë