Ka ndodhur

Durrës, kërcënon policët pasi u kap i dehur në timon

Policia e Durrësit i ka hequr përfundimisht patentën një 25-vjeçari, pasi është konstatuar i dehur në timon. I riu, me inicialet A.K.,banues në lagjen nr.14 në Durrës, është kapur duke drejtuar mjetin e tij nën efektin e alkoolit, në masën 0.35 mg/l.

Po ashtu gjatë kontrollit është konstatuar se ai ka riveshur xhamat me qese të zezë edhe pse i ishte ndaluar më parë që të bënte këtë gjë.

25-vjeçari kur është ndaluar nga efektivët nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe i ka kërcënuar ata. Megjithatë, ai do të hetohet në gjendje të lirë.

Policia sqaron se në bazë të të gjitha shkeljeve të bëra nga i riu, është vendosur pezullimin përfundimisht të lejes së drejtimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë