Ka ndodhur

Durrës, kapet 47-vjeçari i dënuar me 11 vjet burg në Itali për 4 vepra penale

Gazeta Si- Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit në kuadër të operacionit të koduar “Sundimi i Ligjit”. Bëhet fjalë për shtetasin Dashamir Koka, i cili është i dënuar me mbi 11 vite burg në Milano për 4 vepra të rënda penale.

Mbi Kokën rëndojnë veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Tortura”, “Rrëmbimi i personit” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, të parashikuara nga Kodi Penal italian.

"Nga dënimi i plotë, shtetasit Dashamir Koka i kanë mbetur për të vuajtur 10 vjet, 3 muaj dhe 13 ditë burgim. Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët, për të kryer ekstradimin e shtetasit Dashamir Koka, në Itali”, njofton policia e Durrësit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë