Ka ndodhur

Durrës, i riu akuzohet se vodhi dhe përdhunoi një 53-vjeçare

Gazeta Si - Një 28-vjeçar është vënë në pranga në Durrës. Ai dyshohet se pasi i ka thyer derën e banesës dhe i ka vjedhur një sasi parash, ka kryer me të marrëdhënie seksuale me një 53-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 28 vjeç, banues në lagjen Nr.18 Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 53 vjeçe, banuese në lagjen Nr.9, Durrës, të cilës i ka thyer derën e banesës dhe i ka vjedhur gjithashtu edhe një shumë parash”, thuhej në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë