Ka ndodhur

Durrës, arrestohet maqedonasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia në Portin e Durrësit. Në pranga ka rënë Mevait Osmani 32-vjeçar nga Maqedonia e Veriut.

Ai është dënuar nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut me 4 vjet burgim për veprën penale “Organizim i paligjshëm i emigracionit”.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm në DVP Durrës, bënë arrestimin provizor të 32-vjeçarit, me qëllim ekstradimin e tij drejt Maqedonisë së Veriut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë