Ka ndodhur

Durrës, arrestohet 38-vjeçari në kërkim ndërkombëtar, do të ekstradohet në Itali (video)

Nga Gazeta Si - Policia e Durrësit ka arrestuar një 38-vjeçar A. D, i cili rezulton në kërkim ndërkombëtar.

I arrestuari tentoi t’i ikte policisë duke u larguar me shpejtësi por pas disa minutash ndjekjeje dhe kontrolli të territorit, policia ka kapur dhe arresutar 38-vjeçarit.

38-vjeçari është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë italiane, për veprat penale “Organizata ktiminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

“Ky shtetas, kur ka parë se ndiqej nga Policia, është larguar me shpejtësi në një zonë me kallamishte dhe errësirë të plotë, por pas disa minuta ndjekjeje dhe kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe prangosën 38-vjeçarin nga Durrësi. Pas shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën dhe Interpol Romën, në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi provizor me qëllim ekstradimin drejt italisë, i shtetasit A. D., 38 vjeç, banues në Likmetaj, Durrës”, shkruhet në njoftimin e policisë.

38-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Napolit, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale "Organizatë kriminale" dhe "Trafikimi i lëndëve narkotike" parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë ligjzbatuese, vijon punën për  ekstradimin e shtetasit A. D., drejt Italisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë