Ka ndodhur

Durrës, 65-vjeçari tenton të përdhunojë një grua. Prangoset edhe për kanabis

Gazeta Si - Një 65-vjeçar në Manzë të Durrësit është arrestuar, pasi kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me një 50-vjeçare.

I arrestuari me iniciale M.Sh., kishte tentuar të largohej, por më pas u arrestua nga policia. Në oborrin e banesës së tij, policia gjeti edhe 28 bimë kanabisi, të cilat i kishte kultivuar 65-vjeçari. Këto bimë narkotike u asgjësuan me djegie.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”,  mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë