Gazeta Si – Dy vëllezër kanë kanosur me armë zjarri ish-fqinjin e tyre me armë zjarri për shkak të një konflikti të vjetër.
Ngjarja ka ndodhur në Durrës ddhe policia thotë se njëri prej tyre është arrestuar, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.
Sipas policisë, sherrin e vjetër pas përplasjes së makinave me K.P., 20 vjeç nuk e kishin harruar. Sapo kanë mësuar se ish-fqinji i tyre ishte kthyer sërish në Shqipëri nga emigrimi shkuan ta kërkonin.
Dy vëllezërit nuk donin të sqaroheshin, por ta dhunonin atë. Falë ndërhyrjes së policisë njëri prej tyre, Arjan Gega është vënë në pranga, ndërsa tjetri, Gjin Gega është shpallur në kërkim.
Policia thotë se njëri prej vëllezërve edhe e ka kanosur me armë zjarri të riun, duke qëlluar një herë me pistoletë.
Ata akuzohen për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Përndjekja” , ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarakedhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




