Ka ndodhur

Durrës, 17-vjeçari kapet me pistoletë dhe tenton t’i ikë policisë

Një 17-vjeçar me iniciale I.R., është arrestuar në Durrës, pasi lëvizte me armë zjarri me vete dhe gjatë ndjekjes nga policia e hodhi atë.

Blutë bëjnë me dije se rreth orës 04:00, në lagjen nr.6, Durrës, kanë konstatuar një shtetas, i cili pas thirrjes së punonjësve të Policisë nuk i është bindur urdhrit për ndalim.

Pasi është ndjekur nga shërbimet e Policisë, ky shtetas ka hedhur në oborrin e shtetasit G. K., çantën e dorës, brenda së cilës u gjet një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë