Nga 21 tetori, në Cineplexx do të fillojnë të shfaqen 2 filma të rinj, dhe një nga ta është prej filmave më të përfolur këtë vit, filmi “Dune”.
Ai është një nga premierat më të fundit botërore, me një kast super-aktorësh, nën regjinë e Denis Villenueve.
“E enjtja vjen me 2 filma të rinj në Cineplexx! ‘Dune’ dhe ‘Ron’s Gone Wrong’ nisin të shfaqen sot”, shkruhet në faqen e Cineplexx.
“Dune” është përshtatja e romanit të trilluar shkencor të Frank Herbert, për djalin e një familje fisnike, të cilës iu besua mbrojtja e pasurisë më të vlefshme dhe elementit më jetësor në galaktikë.
Në regji të filmit është regjisori i mirënjohur, Denis Villenueve, ndërsa kasti i aktorëve përfshin disa nga emrat më të njohur të industrisë, përfshirë këtu Timothee Chalamet, Jason Mamoa, Josh Brolin, Stellan Skarsgard, Rebecca Ferguson, e të tjerë.
Shkrimtari Sandro Pergameno, kuratori i serive të trillimeve shkencore, në prezantimin e tij të botimit Fanucci të Dune, shkruan se cikli i Dunes ka karakteristika unike, sepse asnjë autor i zhanrit të trillimeve shkencore nuk kishte arritur deri më tani në arritjen e Herbert, domethënë “krijimi, deri në detajet më të vogla, të një ekosistemi dhe një universi të plotë dhe kompleks”. Lançuar në vitin 1965, me miliona kopje të shitura, bestseller Dune është i pari nga një seri prej gjashtë romanësh.
Dune tregon historinë e Paul Atreides, pasardhës i dinastisë fisnike në krye të planetit Arrakis, një shkretëtirë e populluar nga monstra vdekjeprurëse, krimba gjigantë, të cilët do të duhet të mbrojnë këtë trup qiellor dhe njerëzit e tij nga armiqtë. Një komplot magjepsës, me implikime ekologjike dhe fetare.
Shumë regjisorë janë përpjekur ta sjellin Dune në ekranin e madh: mes tyre kiliani Alejandro Jodorowsky, i cili punoi për vite me radhë në përshtatjen e romanit, duke përdorur një artist si Mœbius (1938-2012) për tabelat e tregimeve. Supozohej të ishte kryevepra e një kineasti vizionar, por asgjë nuk doli.
Subjekti kaloi edhe në duart e producentit Dino De Laurentiis (1919-2010), me regji nga David Lynch. Blloku i filmit Dune (1984) u bë një nga shakatë në historinë e kinemasë.
Fama e përndiqte këtë temë, derisa libri u mor nga kanadezi Denis Villeneuve, një nga regjisorët më të mirë të brezit të tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




