Dosje

Dumani dëshmon në gjyq si grabiti ‘500 mijë euro’ në banesën e dhëndrit të Agron Dukës dhe vrasjen e një kambisti: E qëllova dy herë në gjoks

Gazeta Si – Në seancën e parë të hapur për dosjen “Plumbi i Artë”, Nuredin Dumani u ballafaqua me Gentian Sharrën dhe me avokatin e tij.

Gjatë dëshmisë së tij, Dumani tregoi se grabiti një banesë në Shijak, që sipas tij ishte e dhëndrit të Agron Dukës, deputetit të opozitës.

Gentian Sharra: Tek magazina e Ardian Çollakut, i latë lekët dhe u larguat.

Dumani: Po

Gentian Sharra: Si more nuk i numërove lekët, u largove pa i numëruar, aman moj zonja gjyqtare, a nuk i njeh hajdutët, si ikin pa numëruar lekët…

Keni kryer grabitje banesash?

Dumani: Po në Shijak dhe në Vilbashtovë. Shtëpia ishte e dhëndrit të Agron Dukës, sipas Dorian Shkozës dhe kishte mbi 500 mijë euro aty. Grabitja është bërë me makinën time tip “ML”. I kam heq targat dhe pjesë që të mos dukej se është e imja.

Dumani ka dhënë detaje në seancën e sotme edhe mbi një grabitjem e një kambisti të kryer në Elbasan, e organizuar nga Gentian Sharra dhe e realizuar në bashkëpunim me Talo Çelën.

Sipas dëshmisë së tij, ngjarja ka ndodhur rreth vitit 2018. Ai ka rrëfyer se në mëngjes, një makinë S-Class, me Gentian Sharrën dhe Talo Çelën brenda, ka mbërritur për të ekzekutuar planin. Gjatë grabitjes, Dumani ka qëlluar me armë drejt viktimës, duke e goditur fillimisht në gjoks.

Pas kryerjes së grabitjes, grupi është larguar me një “Opel” të bardhë, duke kaluar mes për mes qytetit. Më pas, janë ndalur pranë një kapanoni, ku kanë hapur paratë dhe Dumani ka lënë armën.

“Në Elbasan kemi kryer grabitjen e një kambisti, e organizuar nga Gentian Sharra. Nga paraditja vjen një makinë ‘S-class’, ku ishte Gentian Sharra dhe Talo Çela, ka ndodhur rreth vitit 2012. Kam qëlluar më armë, kam goditur fillimisht viktimën në gjoks, – rrëfen i penduari i drejtësisë. – Pas grabitjes kemi hipur në ‘Opel’-in e bardhë dhe dhe kemi vazhduar mes për mes qytetit, te një kapanon kemi parë volumin e lekëve dhe kam lënë armën. Makinën e kemi bërë më xhama te zinj pas shtëpisë së Talo Çelës. Viktima kishte një ‘Benz 2500’ porto-bagazh”.

Dumani tregoi me detaje se si e ekzekutoi kambistin, duke pohuar se kundërshtoi të dorëzontë paratë.

“Nuk e kishim bërë plan për ta qëlluar. Pasi ka dal kambisti nga shtëpia, i jemi afruar afër me makinë, unë kam zbritur i kam thënë ulu në tokë dhe më tha gjuaj. Ai kundërshtoi. Unë e kam qëlluar 1 ose dy herë në gjoks dhe një herë në kupën e gjurit mesa mbaj mend, në gjurin e djathtë. Pasi morëm parat jemi larguar. Unë kam marrë 17-20 milionë lekë, të njëjtën shumë ka marrë edhe Dorian Shkoza, Ardian Çollaku, Gent Sharra dhe Talo Çela”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë