Lajme

Dule nga Bularati: Duhet të zbardhet e vërteta

Për ceremoninë e varrimit të ekstremistrit grek, Konstandin Kaçifas, në Bularat ka shkuar edhe kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule.

Dule foli në greqisht dhe në shqip dhe u shpreh se zbardhja e së vërtetës është me rëndësi jetike dhe duhet të çohet deri në fund.

“Jemi sot në këto momente të varrimit, pasi janë momente të shenjta. Jemi këtu për të ndarë dhimbjen me gocën e Kostandinos, me mamanë, babanë dhe gjithë komunitetin. Jemi këtu për të shprehur nderimin ndaj të ndjerit, por edhe vendosmërinë që e vërteta duhet të ndriçohet deri në fund. Transparenca e kësaj çështjeje, zbardhja e saj është me rëndësi jetike. Ajo mund të vonojë, por natyrisht nuk do të humbasë.

Dule i ka bërë këto deklarata në prani edhe të deputetit grek të Demokracisë së Re, Savas Anastadhiasi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë