Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule nga Kuvendi ka dënua arrestimin e kreut të ri të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, ndërsa bën thirrje që të lirohet nga burgu.
Dule akuzoi Ramën se fshihet pas këtij urdhri, ndërsa theksoi se Beleri është një i burgosur politik.
“Edhe me denigrimin, me blerjen e votës dhe kujtuam se i kishim parë të gjitha. Por sekti në pushtet na surprizoi sërish. Duke provuar se nuk njeh limite, verbëria e arrogancën i çoi deri në aktin që dëshmon tiraninë. Arrestimin e kandidatit rival dhe më pas fituesin e zgjedhjeve. Kush nuk shkon pas ujërave të komandantit, ndëshkohet. Komuniteti që guxon të krijojë liri, do ta paguajë. Ai që i prin komunitetit, burgoset. Kryetari i komunitetit himariotë, është i burgosur politik, është rrëmbyer nga sekti i Rilindjes. Eshtë marrë peng nga Edi Rama.
Zoti Beleri është arrestuar në flagrancë për dyshime. Këtu çdo gjë është në duart e njëshit. Dëshiroj t’ju drejtoj një thirrje të fundit.
Sot kreu i bashkisë së Himarës, duhet të shkojë në komunitetin himariotë. Janë njerëz të lirë dhe ndaj janë të lumtur. Nuk hezitojnë që për demokracinë të japin leksione. Bashkë me Belerin është marrë peng dhe Pandeli Kokaveshi, me të njëjtat akuza. Është njeri që ka bërë transplant zemre” tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




