Martin Luther King në këtë janar do të kishte mbushur 93 vjeç. Pavarësisht se ka vdekur në moshën 39-vjeçare, Martin Luther King është bërë me kalimin e viteve një ikonë e vërtetë e antiracizmit dhe luftës jo të dhunshme për të drejtat e afrikano-amerikanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Veprimet jo të dhunshme që promovonte nëpër demonstrata paqësore në të gjithë SHBA-në, bënë që më 14 tetor 1964 t’i jepet Çmimi Nobel për Paqe.
Ja se si e kanë kujtuar amerikanët aktivistin dhe udhëheqësin e shquar, Martin Luter King.

Senatori amerikan, Reverend Raphael Warnock shfaqet në një ekran ndërsa njerëzit mblidhen për të parë një shërbim përkujtimor për Ditën e Martin Luther King 
Bluzë e veshur nga lojtarët për nder të Martin Luter King
Një burrë qëndron me kokën ulur në The King Center në Atlanta, Georgia 
Martin Luther King III, merr pjesë në një shëtitje paqeje në Urën Përkujtimore Frederick Douglass në Uashington 
Kongresmenja amerikane Nikema Williams, merr pjesë në marshimin dhe tubimin vjetor përkujtimor të Martin Luther King Jr. në Atlanta 
Njerëzit janë mbledhur jashtë The King Center në Atlanta
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)









