Shendet

Duke kërkuar të metat në sistemin më të vështirë në botë: Trurit

Doug Williamson thotë se hulumtimi i trurit është pak a shumë si një "grabitje" që i bëjmë organit, megjithëse kjo punë është një aksion i vërtetë. Si një ndër zyrtarët kryesorë të mjekësisë dhe zv/President i "Lundbeck" në SHBA, një kompani farmaceutike e përhapur në të gjithë botën, e cila është e përqendruar tek sëmundjet e trurit, ai tregon se kjo punë është aq e vështirë sa dhe e bukur. Williamson po punon me një ekip shkencëtarët që i kalojnë ditët e tyre, duke kërkuar për të metë në sistemin më të vështirë në botë: Trurin.

“Është një fenomen tepër sfidues që ju nuk mund të parashikoni se kur një virus mund të godas trurin tuaj ose cila frekuence mund ta shkaktojë atë,” shprehet ai.
Sipas ekspertit çdo organ në trup ka bukurinë dhe kompleksitetin e tij, por truri i cili koordinon të gjitha organet e tjera është veçanërisht i ndërlikuar. Ai shprehet se truri paraqet personalitetin, mendimet dhe indentietet tona, të cilat mund të shkatrrohen në një moment.
Ndërsa, mostrat e gjakut dhe biopsitë mund të na bëjnë të kuptojmë sëmundjen, truri është edhe më i ndërlikuar sepse për të studiuar atë duhet fillimisht të kemi studiuar kiminë, përbërësin e trurit, rrugët nervore që zbulojnë anomalitë tek pacientët dhe janë pikërisht këto gjëra që e bëjnë ndjekjen e terapive shumë të vështirë.
Një pengesë për neuroshkencëtarët që kërkojnë të zhvillojnë trajtime të reja, është rekrutimi i pjesmarëse për prova klinike. Për shkak se çrregullimet e trurit si Alzhemieri mund të jenë të vështira, për t’u diagnostikuar në fazat e hershme, qasja tek njerëzit mund të sigurojë një pasqyrë të zhvillimit dhe përparimit të sëmundjes.

Sipas Williamson, pengesat e hulumtimit kanë lënë mbrapa trurin dhe zhvillimet në sëmundjen e Alzheimerit, e cila nëse do trajtohej do të ishte një përparim i madh në mjekësi. Midis vitit 1998 dhe 2017, katër trajtime të reja për Alzheimer u shfaqën në tregun e SHBA, ndërsa një 146 të tjera përfunduan duke dështuar.
Shkalla e lartë e dështimit, shpjegon Williamson, është për shkak të faktit se shkencëtarët duhet të zbulojnë saktësisht se çfarë e shkakton sëmundjen. Pavarësisht studimeve të vazhdueshme që janë kryer që kur Alzheimer u zbulua për herë të parë në 1906, nuk ka një përcaktim të saktë për këtë sëmundje.
Teoria që mbizotëron aktualisht është se disa depozita proteinash krijohen në tru, duke mbytur kështu aktivitetin e neuroneve dhe duke tkurrur indet e trurit. Sidoqoftë neuroshkencëtarët nuk kanë vendosur përfundimisht, pse këto depozita fillojnë të formohen dhe çfarë roli luajnë ato në vdekjen e qelizave të kujtesës.
“Për dekada të tëra e kemi pasur të vështirë për të kuptuar më shumë për këtë sëmundje dhe për të zhvilluar trajtime më të mira,e kështu një përparimi ka vijuar të na shmanget,” shpjegon Williamson, duke theksuar se pa një trajtim të ri sëmundja mund të dyfishohet.
Kjo nuk do të thotë se përpjekjet e neuroshkencëtarëve dhe studiuesve akademikë dhe farmaceutikë kanë qenë të kota.
"Për çdo studim të Alzheimerit që nuk funksionon, ose nga çdo ilaç i ri i Alzheimerit, ne mësojmë diçka që na çon përpara," thotë Williamson. Sipas tij, janë krijuar më shumë se 90 ilaçe për trajtimin e Alzheimerit dhe demencën. "Nuk kam dyshim se së shpejti, kjo do të çojë në një zbulim që do të ndryshojë jetën e pacientëve", shtoi ai. /National Geographic/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë