Shendet

Duhet të vinim maskat e jo të lanim aq shumë duart. A e ndihmoi kjo përhapjen e Covid-19?

Gazeta Si

Një nga gjërat që na është thënë në fillim të pandemisë është se duhet të lajmë sa më shumë duart.

Por ndërsa përhapja e pandemisë filloi të merrte përmasa të mëdha, disa shkencëtarë filluan të pyesnin nëse përqendrimi në higjienën e duarve ishte aq vendimtar sa dukej. Ata pretenduan se sipërfaqet e ndotura, të tilla si dorezat e derës dhe çelësat e dritës, mund të mos jenë një punë kaq me rëndësi.

Çështja është rishfaqur pasi Monica Gandhi, pedagoge e mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë, San Francisco, i tha revistës shkencore amerikane “Nautilus” se mënyra më e lehtë për të marrë virusin ishte përmes pikave që spërkateshin nga goja e një personi të infektuar.

"Nuk është përmes sipërfaqeve. Tani e dimë që rrënja e përhapjes nuk është nga prekja e sipërfaqeve dhe prekja e syrit tuaj. Është nga të qenit afër dikujt që nxjerr virus nga goja, pa e ditur në shumicën e rasteve se po e bën atë”, tha ajo.

Gandhi nuk është e vetmja që mendon kështu. Emanuel Goldman, profesor i mikrobiologjisë në Universitetin Rutgers në Nju Xhersi ishte skeptik në lidhje me rëndësinë e studimeve shkencore që treguan se virusi mund të mbijetonte në sipërfaqe për ditë me radhë.

"Sipas mendimit tim, shansi i transmetimit nëpër sipërfaqe është shumë i vogël dhe vetëm në raste kur një person i infektuar kollitet ose teshtin në sipërfaqe dhe dikush tjetër e prek atë sipërfaqe menjëherë pas kollës ose teshtitjes." tha ai.

Julian Tang, profesor në Universitetin e Leicester, mendon se larja e duarve duhet të qëndrojë, por pajtohet që rreziku nga fomites është mbivlerësuar.

Imazh ilustrues

Tang beson se një preokupim për sipërfaqet e ndotura i shpërqendroi vendet nga marrja serioze e transmetimit nga ajri dhe nënvlerësoi domosdoshmërinë e mbajtjes së maskave. "Ajo që kemi thënë gjithmonë është se virusi transmetohet në të gjitha rrugët. Mund të ketë ndonjë transmetim me dorë dhe ne nuk jemi kundër larjes së duarve, por theksi është i gabuar, ”tha ai.

Ai thotë se janë harxhuar shumë para dhe kohë kur rreziku kryesor janë ndoshta njerëzit që flasin me njëri-tjetrin.

“Nëse do ta kishim futur atë investim në maska ​​më herët, nëse do të kishim bërë të gjitha përpjekjet për larjen e duarve dhe vendosjen e maskave në të gjithë botën, pothuajse me siguri nuk do të kishim një epidemi kaq masive në Evropë dhe botë."

Argumenti i Goldman u bazua dhe në studime që treguan se gjurmët e virusit që zvarriteshin në sipërfaqe nuk ishin "gjallërisht" infektive.

Burimi: The Guardian. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë