Shendet

Duhet të mbajmë maska deri në vitin 2021, edhe nëse kemi një vaksinë

Robert Redfield, drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, konfirmoi atë që shkenca na ka thënë gjatë gjithë kohës për efektivitetin e maskave, se ato aktualisht janë mënyra më e mirë për të parandaluar infektimin me Covid-19. Ato shihen aq të nevojshme sa që disa ekspertë besojnë se do të jenë aq të nevojshme sa janë tani edhe kur të kemi një vaksinë.

“Maskat ​​janë mënyra më e mirë për të mbrojtur veten nga virusi dhe unë do të vazhdoj të bëj apel për të gjithë që të vazhdojnë ta përdorin.”  tha Redfield.

Redfield gjithashtu tha se madje maskat mund të japin më shumë garanci sesa një vaksinë kjo për shkak se vaksina nuk është akoma e sigurt dhe nuk dihet sa efektive mund të jetë dhe kush e di se kur do të kemi doza të mjaftueshme për të gjithë.

Ekspertët thonë se për aq kohë sa ka shumë gjëra që nuk i dimë për virusin, është shpejt për të filluar të heqim maskat.

Sipas Kawsar Talaat, profesor në Departamentin e Shëndetit Ndërkombëtar në Shkollën e Shëndetit Publik “Johns Hopkins Bloomberg”, vaksina mund të merret me dy doza dhe njerëzit teorikisht mund të sëmuren vetëm pas dozës së parë, kështu që mbajtja e maskës do të jetë thelbësore midis dy dozave.

Gjithashtu Covid-19 nuk do t’ju mbroje plotësisht nga sëmundja dhe kjo është një tjetër arsye që tregon se duhet të mbajmë maska edhe mbasi të kemi një vaksinë.

Qëllimi i vaksinës në të vërtetë nuk është parandalimi i një infeksioni tërësisht, por zvogëlimi i ashpërsisë së sëmundjes.

“Është shumë nëse presim që vaksina të parandalojë infeksionin tërësisht. Kjo do të thotë që edhe njerëzit e vaksinuar mund të kontribuojnë në përhapjen e virusit nëse ata nuk mbajnë më një maskë.” tha Talaat. Për më tepër, ne nuk e dimë akoma se sa do të zgjasë mbrojtja e vaksinës. "Maskat do të jenë të rëndësishme derisa të dimë disa nga këto informacione" shtoi Talaat.

Imazh ilustrues

Një problem tjetër do të ishin dhe njerëzit që nuk do të pranonin të bënin vaksinën.

“Mendoj se do të duhet kohë që njerëzit ta pranojnë këtë vaksinë. Ata do të duhet të vëzhgojnë se nuk ka efekte anësore tek njerëzit që bëjnë vaksinën para se të jenë të gatshëm t'i besojnë asaj" tha Talaat.

Sipas Monica Gandhi, një specialiste e sëmundjeve infektive dhe pedagoge e mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko, mund të mos kemi nevojë për të gjithë popullsinë për t'u vaksinuar.

"Do të ngadalësohet natyrshëm sapo njerëzit të bëjnë vaksinën", tha Gandhi.

Edhe nëse vetëm 60 deri në 70% e njerëzve do të ishin të mbrojtur, kjo do të na ndihmonte në masë të madhe të zvogëlojmë transmetimin në komunitet.

"Studimet  tregojnë se 70, ose edhe më mirë 80% e popullsisë që mban maska ​​mund të zvogëlojë transmetimin… deri në pothuajse zero", tha Gandhi.

Me fjalë të tjera, ne duhet të përqafojmë maskat për një kohë të gjatë. Shumë të dhëna kanë dalë në javët e fundit duke treguar efektivitetin e tyre. Një eksperiment zbuloi se përhapja e qindra spërklave mund të ulet nga mbajtja e maskës. Një raport tjetër zbuloi se vendet që kanë maskën të detyrueshme kishin më pak raste infektimesh. Në një udhëtim me avion, asnjë nga 25 personat që ishin ulur pranë një burri të maskuar të infektuar me COVID-19 nuk u sëmur. Në Misuri, dy stilistë u diagnostikuan me Covid-19, por në fund të fundit nuk ia kaluan sëmundjen asnjë prej klientëve të tyre sepse të gjithë kishin maska.

Pra, për sa kohë do ti përdorim maskat? Gandhi dyshon se të paktën dhe një vit do të kemi nevojë për maska. “Do të ketë një vaksinë dhe do na ndihmojë shumë por dhe maskat gjithashtu janë siguria më e madhe që kemi tani për tani.” tha Gandhi.

Burimi: Huffington Post. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë