Shendet

Duhani apo alkooli, cili dëmton më shumë shëndetin?

Pirja e një shishe prej 750ml me verë në javë rrit rrezikun e zhvillimit të kancerit dhe është e barabartë me 10 cigare në jave për gartë dhe 5 për meshkujt. Këto janë rezultatet e një studimi të fundit.

Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar thanë se kjo ishte një mënyrë e mirë për të parë rreziqet shëndetësore të verës. Por disa ekspertët kanë thënë se pirja e duhanit kishte rreziqe shumë më të mëdha kanceri sesa alkooli, për shumicën e njerëzve.

Dhe e vetmja mënyrë për të ulur rreziqet nga pirja e duhanit është ta lini atë plotësisht. Udhëzimet e qeverisë mbi konsumin e alkoolit këshillojnë burrat dhe gratë të pinë jo më shumë se 7 gota verë në javë. Udhëzimi gjithashtu thotë se nuk ka "nivel të sigurt" të pijes kur bëhet fjalë për rrezikun e shëndetit. Ky studim thotë se edhe pirja e moderuar mund t'i bëjë njerëzit të rrezikojnë kancerin, veçanërisht kancerin e gjirit, që është kanceri më i zakonshëm i grave në Britani të Madhe.

Cilat janë rreziqet e alkoolit?
Duke shkruar në BMC Public Health, kërkuesit llogarisnin që nëse 1000 burra dhe 1000 gra që nuk pinë duhan, por pinë një shishe verë në jave, rreth 10 burra dhe 14 gra mes tyre rrezikojnë kancerin gjatë jetës. Tek gratë, alkooli është e lidhur me një rrezik të shtuar të kancerit të gjirit dhe tek meshkujt konsumimi i alkoolit është i lidhur me kancerin e mëlçisë.

Për llogaritjet e tyre, ekipi hulumtues nga Universiteti i Southampton dhe Universiteti Bangor, përdori të dhëna për rrezikun e kancerit nga Cancer Research UK dhe të dhënat për numrin e kancereve në popullatë që mund të lidhen me duhanin dhe alkoolin.
Dr. Minouk Schoemaker, shkencëtare në Institutin e Kërkimit të Kancerit, Londër, e cila bën hulumtime mbi shkaqet e kancerit të gjirit, tha se studimi ofroi një "pasqyrë interesante", por pamja nuk ishte e thjeshtë. "Pamja e përgjithshme e rrezikut të kancerit është jashtëzakonisht komplekse dhe e nuancuar, prandaj është e rëndësishme të merret parasysh se ky studim i ri i nënshtrohet një numri supozimesh," tha ajo. "Për shembull, është e vështirë të veçohen efektet e alkoolit dhe pirjes së duhanit tërësisht dhe studimi nuk ka marrë parasysh kohëzgjatjen e pirjes së duhanit. Studimi gjithashtu shikonte vetëm kancerin dhe asnjë sëmundje tjetër, të tilla si sëmundjet kardiovaskulare ose të tjerat. Gjithashtu të dhënat e nxjerra që nga viti 2004 nuk kanë marrë parasysh faktorë të tjerë që mund të shkaktojnë kancer, të tilla si mosha, gjenet familjare, dieta dhe aspekte të tjera të stilit të jetesës.

'Pirja e duhanit më e rrezikshme'
Profesor John Britton, drejtor i Qendrës së Mbretërisë së Bashkuar për Studimin e Duhanit dhe Alkoolit në Universitetin e Nottingham, tha: Nuk jam i sigurte që rreziqet e duhanit dhe të alkoolit janë njësoj”. Ai thotë se pirja e duhanit është më e rrezikshme se sa konsumimi i alkoolit. "Nëse duhanpirësit janë të shqetësuar në lidhje me shëndetin e tyre, gjëja më e mirë që mund të bëjnë është ndalimi i pirjes së duhanit.”.

Njerëzit që konsumojnë alkool duhet të përpiqen të qëndrojnë brenda udhëzimeve të rekomanduara prej 14 njësive në javë," shtoi Prof Britton.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë