Gazeta Si – Në një autokraci “i japim sovranit dakortësinë absolute të pushtetit për të na shpëtuar të gjithëve”, pra “fuqi të plota në rast suksesi, por edhe përgjegjësi të plotë në rast dështimi”.
Kështu ka shkruar në Telegram filozofi Aleksandër Dugin në atë që – sipas Mirror, një tabloid britanik – ishte një sulm i ashpër ndaj Vladimir Putin pas tërheqjes së trupabe ushtarake ruse nga Khersoni.
Sipas gazetës britanike, postimi – i dy ditëve më parë – u hoq “menjëherë pasi u hodh në internet”.
Në postim, Dugin – i cili humbi vajzën e tij në një sulm me bombë të organizuar, sipas “New York Times”, nga elementë të inteligjencës ukrainase – gjoja specifikoi se ai nuk kishte “asgjë kundër Surovikin”, kreut të operacioneve ushtarake në Ukrainë.

“Goditja”, do të kishte shkruar ai, “nuk ka për qëllim atë. Është një goditje për “ju e dini kë…”.
Në postimin e tij, Dugin dyshohet se iu referua një historie të cituar në librin e James Frazer “The Golden Bough”, në të cilën një sundimtar vritet dhe shkatërrohet, sepse nuk arriti të kthente shiun, duke i dhënë fund një thatësire të gjatë.
“Nëse sovrani e rrethon veten me m.. ose nëse pështyn drejtësinë sociale, kjo nuk është e këndshme, por është e pranueshme nëse sundimtari na shpëton. Nëse jo – fati i ‘mbretit të shirave’”.
“Ajo që ndodhi nuk është thjesht një tradhti: është një hap drejt Armagedonit”, do të kishte shkruar ai.
“Kushtet e Perëndimit, ky qytetërim satanik, nuk do të jenë kurrë të pranueshme për Moskën. Kjo do të thotë se arsenali ynë i armëve bërthamore taktike dhe strategjike mbetet në dispozicionin tonë. Kjo është pika e fundit”.
Postimi, siç raportohet nga tabloidi britanik, u heq nga profili menjëherë pasi u publikua në internet.
Por zhurma e krijuar nga fjalët që filozofi – i konsideruar gjithmonë i afërt me presidentin Putin – do të kishte shkruar, e detyroi atë në një përgënjeshtrim që, në realitet, nuk prek thelbin e çështjes. Sepse në përgënjeshtrim, Dugin nuk thotë kurrë se nuk e ka shkruar postimin.
“Perëndimi”, shkruan Dugin në një deklaratë të gjatë në Telegram, “po fillon të transmetojë trillimet se patriotët rusë dhe unë u kthyem kundër Putinit pas dorëzimit të Khersonit dhe se ne, me sa duket po bëjmë thirrje për përmbysjen e tij. Kjo vjen nga askund dhe bazohet në një mesazh nga unë të cilin gjoja e kam fshirë. Sigurisht, askush nuk do ta besojë këtë, por për çdo rast: askush nuk është larguar nga Putini, unë dhe të gjithë patriotët rusë e mbështesim pa kushte. Dhimbja nga humbja e Khersonit është një gjë, qëndrimi ndaj komandantit të përgjithshëm, është një gjë tjetër. Ne i jemi besnikë Putinit dhe mbështesim deri në fund operacionin special ushtarak të Rusisë”.
Dugin gjithashtu u tërhoq nga përdorimi i armëve atomike: “Perëndimi nuk e kupton që Rusia dhe Putini nuk do të kapitullojnë në asnjë rrethanë. Të futësh në cep Rusinë është vetëvrasje për Perëndimin dhe njerëzimin. Por duke e mobilizuar shoqërinë shpirtërisht dhe ideologjikisht, ne do t’ia dalim pa armë bërthamore”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




