Gazeta Si – Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 29 nga 90 të arrestuarit në kryeqytet në kuadër të megaoperacionit të koduar “Tempulli”, të cilët shpëndanin drogë në shkolla, lokale dhe ambiente të ndryshme.
Ndërkohë në fundjavë do të vijojnë masat e sigurisë dhe për të arresturit e tjerë në disa qytete kryesore të vendit, ku në total kanë rënë në pranga 233 persona. Të arrestuarit e tjerë do të dalin në gjykatat ku mbulojnë zonat ku janë kryer arrestimet respektive.
Më herët, Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” për 25 persona, ndërsa për 4 gra dhe një të moshuar, 70 vjeçar, ka kërkuar masë më të butë sigurie.
Të arrestuarit në 5 qarqe janë pjesë e 7 grupeve që merreshin me shpërndarjen e kokainës, heroinës dhe kanabisit në kryeqytet.
Nga vëzhgimet që oficerë të antidrogës kanë bërë në terren ka rezultuar se pjesa më e madhe e tyre e shpërndanin drogën me taksi dhe motor për të mos u kapur nga policia. Ndërsa në zonën e Kombinatit, ku u prangosën 22 persona, blerësit shkonin vetë për të marrë dozat e lëndës narkotike.
Për shkak të numrit të lartë personave të arrestuar, është caktuar që 29 prej të prangosurve të dalin këtë të premte në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë.
Emrat e të arrestuarve që dolën sot para gjykatës.
1. Rruzhdi Peposhi
2. Xhemal Gjoka
3. Manuel Heti
4. Roberto Algjoni
5. Erison Ponari
6. Besmir Hardhiaj
7. Marius Kodra
8. Ergys Dizdari
9. Serxhio Sina
10. Samuel Muka
11. Bledar Metohu
12. Dushi Spahiu
13. Dario Coclli
14. Orges Veliaj
15. Leonard Dajti
16. Ferdinant Qordja
17. Flamur Algjoni
18. Fatjon Haxhiaj
19. Kristiani Karaxhuku
20. Klaud Kalemi
21. Sefedin Meminaj
22. Kosteljo Xeka
23. Florenc Pushi
24. Ersi Pushi
25. Faik Kurti
26. Gerti Hoxha
27. Emiljano Doku
28. Roland Mora
29. Edison Canaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.