Ka ndodhur

Drogë dhe armë në shtëpi, arrestohen dy vëllezër në Përmet

Dy vëllezër janë arrestuar në Përmet, ndërkohë që nën hetim është vënë babai i tyre, pasi në një ambient në pronësi të tyre në fshatin Bënjë u gjetën 1.4 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, një armë zjarri dhe një sasi fishekësh.

Gjatë operacionit të koduar “Brothers”, u vunë në pranga F.Zh., 39 vjeç dhe A.Zh., 36 vjeç, ndërsa po hetohet në gjendje të lirë babai i tyre Ll. Zh., 69 vjeç.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë