Gazeta Si - Banda garantonte ushqim dhe akomodim për shpërndarësit shqiptarë që furnizonin sheshet me drogë për 90 ditë, për të anashkaluar rregullat e emigracionit për kohëzgjatjen e vizës Shengen.
Më pas, anëtarët ktheheshin në Shqipëri dhe u zëvendësuan nga tregtarë të tjerë droge. Janë 14 arrestime policore në një operacion antidrogë të koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Milanos.
Sips mediave përtej Atlantikut, hetimi çoi në burg 6 italianë dhe 8 shqiptarë me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, ku lënda narkotike fshihej deri në fundet e dyfishta të shiheve të ujit.
Hetimet identifikuan dy banda të ndryshme që lëviznin midis lagjeve “San Siro” dhe “Bonola” dhe midis “Baranzate”-s dhe “Bollate”-s, në pjesën veriore të Milanos.
Pas 90 ditësh, shpërndarësit ktheheshin në atdhe
Hetimet e komisariatit të Bonolës janë vazhdimi i një hetimi të kryer në muajin shkurt të këtij viti dhe dokumenton tregti të drogës 24-orëshe në rrugë, por edhe ka identifikuar kanalet e furnizimit të hashashit, marihuanës dhe kokainës.
Deri tani janë 21 të dyshuar dhe gjatë hetimeve janë bërë 10 arrestime në flagrancë dhe janë sekuestruar 700 gramë kokainë dhe 4 kilogramë hashash.
Tregtarët e drogës që furnizonin sheshet dhe kujdeseshin për dërgesat në shtëpi, thuajse gjithmonë shqiptarë, u pajisën me një "paketë të plotë", që përfshinte një shtëpi, makinë ose skuter, telefona dhe një lloj praktike me stërvitje për të mësuar teknikat e trajtimit, që të kishin akses në "portofolin e klientëve" të organizatës.
Më pas, pas 90 ditësh, shpërndarësit shqiptarë ktheheshin në atdhe me fluturime direkte për të mos kërkuar leje qëndrimi në Itali dhe për të përfituar kështu vizën tremujore si turistë të thjeshtë.
Kokaina në ujë
Sips pamjeve filmike, qindra doza qarkullonin nëpër Milano, duke përdorur gjithashtu shishe uji me fund të dyfishtë si vende fshehjeje për të mos u diktuar nga policia.
Personat e arrestuar, thuhet në një njoftim të komisariatit të policisë, akuzohen se “me role të ndryshme kanë promovuar, krijuar dhe organizuar dy shoqata që vepronin në zonat e qytetit San Siro dhe Lampugnano dhe në Baranzate dhe Bollate, kushtuar shitjen, transferimin, shpërndarjen, tregtimin, blerjen, transportin dhe dërgimin e sasive të mëdha të kokainës dhe hashashit”.
Droga me autobus nga Shqipëria
Të dy grupet drejtoheshin, në të dyja rastet, nga shtetas shqiptarë, të cilët i sillnin ngarkesat në rrugë tokësore nga Shqipëria me autobusët e zakonshëm që mbërrinin në Lampugnano përmes trageteve të linjave mes dy vendeve. Ata që transportonin kokainën dhe hashashin ishin pasagjerë “të thjeshtë” me drogën në bagazh.
Pasi mbërrinin në Milano, substanca e importuar - rreth një kilogram në javë - ruhej më pas në dy shtëpi, një në San Siro, tjetra në Baranzate, përpara se të kalonte.
Shpërndarësit "e rinj", u prezantuan për klientët nga anëtarët më me përvojë të grupit, të cilët u kujdesën t'u jepnin edhe një navigator për të arritur në shtëpitë e klientëve.
Një shërbim i ofruar 24 orë në ditë, të cilët e ndanë ditën në turne 6 orëshe, për të cilat paguheshin 100 euro.
Dhe sa i përhapur ishte rrjeti i tyre, tregohet nga numrat. Në pak a shumë katër muaj, njëra nga dy bandat bëri të paktën 1300 dërgesa, tjetra pak më shumë se një mijë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.