Nga Gazeta ‘Si’- Nga shpërthimi i fortë që ndodhi pasditen e sotme në Lushnjë janë dëmtuar shumë biznese rreth e rrotull.
Si pasojë e shpërthimit babë e bir humbën jetën dhe shtatë të tjerë u lënduan, mes tyre dhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në kryeqytet.
Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa është dëgjuar në të gjithë qytetin madje ka shkaktuar edhe thyerjen e xhamave në disa banesa përreth.
Sipas njoftimit të policisë, shkak për shpërthimin është bërë një vinç i cili gjatë punës në fabrikë ka prekur linjën e tensionit të lartë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.