Ka ndodhur

Dritan Dajti shtrohet sërish në spital

Dritan Dajti është shoqëruar sërish në drejtim të Spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë për shkaqe shëndetësore.

Shoqërimi i tij është bërë nën masa të forta sigurie nga Policia e Burgjeve dhe Policia e Shtetit.

Kjo është hera e dytë që Dajti shtrohet në spital brenda tre muajve. Në nëntor të vitit të kaluar ai u shtrua dhe më vonë u mësua për të hequr një gur në veshka.

Dajti u dënua fillimisht me burgim të përjetshëm për vrasjen e katër oficerëve të Forcave Operacionale në ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës më 9 gusht të 2009-ës.

Viktimat ishin efektivët Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, Sajmir Ducckollari dhe Fatos Xhani.

Por, Dajti sfidoi dënimin përjetë dhe ja doli mbanë që në shkurt të 2019-ës t’i njihej gjykimi i shkurtuar, duke ja konvertuar kohën e dënimit nga burg përjetë, në 25 vite burg.

Dënimi u ul falë vendimit të tre gjyqtarëve Petrit Aliaj, Aleks Nikolli dhe Skënder Damini. Ndaj tyre nisi një hetim, që pas shkrirjes së Krimeve të Rënda i kaloi SPAK-ut. Por, edhe SPAK i pushoi këto hetime me argumentin se nuk kishte prova të mjaftueshme që të provonin se vendimi i tyre përbënte vepër penale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë