Ka ndodhur

Drift në kah të kundërt mes autostradës, i riu gjobitet dhe i pezullohet patenta për 2 vjet (Video)

Një 24-vjeçar nga Lezha, është identifikuar pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku bënte manovra të rrezikshme me mjetin e tij në sensin e kundërt të lëvizjes në aksin rrugor Milot-Mamurras.

Videoja e publikuar nga Policia e Lezhës, tregon se ai ka rrezikuar përdoruesit e tjerë të rrugës, duke prishur rendin e qetësinë publike dhe duke penguar lëvizjen e lirë të automjeteve të tjera.

E sikur të mos mjaftonte akti i papërgjegjshëm i të riut, ai videon e ka postuar edhe në rrjetet sociale. Pas denoncimeve të shumta, policia ka mundur të identifikojë të riun me iniciale D.N., 24-vjeç dhe i ka hequr patentën për dy vite, ndërsa është gjobitur me 60 mijë lekë. Ai është shoqëruar në komisariat dhe do të procedohet penalisht në gjendje të lirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë