Ka ndodhur

Drejtonte skafin në zonën e ndaluar, gjobitet dhe i bllokohet mjeti 28-vjeçarit

Gazeta Si - Një 28-vjeçar është kapur nga policia, duke futur skafin në mes të pushuesve në Ksamil dhe për këtë arsye është gjobitur, si edhe i është bllokuar mjeti.

Fillimisht ai është gjobitur me 100 mijë lekë, për thyerje të kordonit të sigurisë, duke vënë në rrezik pushuesit.

Ndërsa ka marrë edhe një gjobë prej 10 mijë lekësh, pasi skafi të cilin po drejtonte nuk kishte dokumente.

Policia ka bllokuar skafin që drejtohej nga 28-vjeçari, ndërsa ai ka marrë në total 110 mijë lekë gjobë.

E njëjta masë u mor edhe një ditë më parë nga policia për një 49-vjeçar, i cili po drejtonte pa leje një skaf, i cili gjithashtu theu edhe kordonin e sigurisë.

Gjatë dy javëve të para të muajit gusht, nga Policia Kufitare Sarandë, janë bllokuar 54 mjete lundruese, ndërkohë që përgjatë gjithë sezonit turistik e deri tani, në Sarandë, janë bllokuar gjithsej 86 mjete lundruese.

Masat vijnë dy javë pas tragjedisë së Himarës, ku humbii jetën një e mitur, e cila u godit nga një ish-komisar policie me gomonen që drejtonte në det.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë