Ka ndodhur

Drejt Greqisë me mbi 44 mijë euro në gomën rezervë të makinës

Një sasi prej 44.500 euro është sekuestruar nga Policia Kufitare në Kakavijë këtë të martë. Shuma e konsiderueshme ishte fshehur në gomën rezervë të automjetin tip “Hyundai” me drejtues A. N. 41 vjeç, banues në fshatin Moravë, Berat, i cili po ikte në Greqi.

41-vjeçari tentoi që të kalonte shumën pa e deklaruar, ndërsa tashmë do të hetohet për pastrim parash dhe mosdeklarim. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë