Lojëra me Dore

“Dream Team” thyhet pas 17 vjetësh, humbje e bujshme në debutim ndaj Francës

Për herë të parë që nga Lojërat Olimpike të Athinës 2004, kur u mundën në gjysmëfinale nga Argjentina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në basektbollin e meshkujve, kanë humbur një ndeshje në Olimpiadë. Ka ndodhur në ndeshjen debutuese të Tokio 2020, ku janë mundur nga Franca. Skuadra e trajnerit Vincent Kolet ka mposhtur “Dream Team USA” të Greg Popoviç, me rezultatin 83-76.

Pas 25 fitoresh radhazi në Lojëra, në Tokio vjen humbja e bujshme për skuadrën amerikane, që gjithmonë ka qenë favorite absolute për medaljen e artë, pavarësisht nga përzgjedhja e lojtarëve. Një fitore e merituar për Gobert me shokë. Pas një pjese të parë të kontrolluar, Amerika skoi në pushim me avantazhin e 8 pikëve.

Moment nga ndeshja. Gazeta Si, 25 korrik 2021

Përmbysja do të vinte në çerekorëshin e tretë, që francezët e mbyllën 25-11. Një rrëshkitje, nga e cila amerikanët nuk arritën të merrnin veten dhe nuk arritën t’i përgjigjeshin Evan Furnier, në një formë të jashtëzakonshme, autor i 30 pikëve. Vendimtarë për Francën ishin edhe Gobert, me 14 pikë dhe 9 ribaunde, si dhe De Kolo, me 13 pikë, 5 asiste dhe 5 rebaunde.

“Dream Team”-it nuk i mjaftuan 18 pikët e Hollidei dhe 12 pikët e Adebajo. Në fundin e ndeshjes, Durant, që shënoi 10 pikë, doli jashtë për shkak të faulleve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë