Lojëra me Dore

Drama Gjokoviç, Medevedev i shkakton humbjen më të dhimbshme në finale

Numri 1 në botë, Novak Gjokoviç, i është përulur rusit Danil Medvedev pas 3 setesh, në një finale që zgjati pak më shumë se dy orë dhe përfundoi me rezultatin 3-0 (6-4, 6-4, 6-4). Ky është titulli i parë Slam për Medvedev, Nole mbetet në kuotën 20, bashkë me Federer dhe Nadal.

Rod Laver, në tribunë, nuk ka gëzuar pas finales së US Open, nuk do të ishte elegante nga ana e tij. Rekordi i tij ka shpëtuar në një mbrëmje psikodramë, - që kujton atë të Serena Uilliams në 2015-ën ën gjysmëfinale ndaj Roberta Vinçit, - Novak Gjokoviç ka pësuar humbjen më të dhimbshme të mundshme, duke mos fituar një Grande Slam që dukej i sigurt.

Danil Medvedev, fituesi i US Open. Gazeta Si, 13 shtator 2021

Danil Medvedev dukej si një robot, dukej si Gjokoviç, bëri gjithçka në mënyrë perfekte. I akullt në pamje, përqendrim maksimal, bomba nga shërbimi, që shkatërruan ëndrrën e serbit. Rusi ka fituar titullin e parë Slam në karrierë, që ka kaluar në plan të dytë përballë asaj që ndodhi në “Arthur Ashe Stadium”, ku publiku priste shenjtërimin e Gjokoviçit në olimpin e fituesve të Grande Slam-eve.

Nole ka qenë në luftë të vazhdueshme ndaj kundërshtarëve dhe ndaj publikut, sepse nuk ka qenë kurrë shumë i dashur. Ai është konsideruar si i treti jo komod, që ka ardhur në tenis për të prishur festën e Roxher Federerit dhe Rafael Nadalit. Të dy i ka mundur në tempujt e tyre, në Uimbëlldon dhe në Roland Garros. Këtë herë publiku ishte i gjithi me serbin dhe ndoshta ai nuk ishte mësuar dhe është emocionuar.

Gejmi i parë i ndeshjes tregoi gjithë tensionin e numrit 1 në botë. Nervozizmi i Noles vazhdoi edhe më tej, por arriti të qëndronte në lojë. Medvedev shkoi në 5-3 në setin e parë, serbi ngushtoi në 5-4, por rusit i mjaftoi një nda dy “set point”-et për ta mbyllur 6-4. Gjokoviç u nervozua edhe më shumë dhe në setin e dytë humbi tre topa “break”.

Gjokoviç dhe Medvedev pas finales. Gazeta Si, 13 shtator 2021

Në rezultatin 5-4 Medvedev kishte tre “set point”-e dhe shpërdoroi dy, por në të tretin nuk fali dhe 2-0. Nisi keq edhe seti i tretë për Gjokoviç, ndërsa Medvedev nuk pati mëshirë për numrin 1. Nole rezistoi dhe u afrua në 5-4, në gejmin e 10-të ai hyri në fushë me lot në sy. Një dramë personale, ndërsa publiku ka përjetuar emocionet, duke mbështetur deri në fund serbin, por fituesi është Medvedev.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë