Analize

Draghi ka marrë 10 në detyrë, por fuqitë e tij po zbehen

Italia përjetoi një shok ekonomik masiv nga pandemia e Covid-19, por perspektivat e saj duken më pozitive, me ekonomistët që ia kontribuojnë Kryeministrit Mario Draghi.

“Ka një lider dhe një sens udhëzimesh”,- thotë Gilles Moec, ekonomist i AXA Investment.

Draghi u betua si Kryeministër i Italisë një vit më parë, në shkurt 2021, që të drejtonte një qeveri me aleatë nga parti të ndryshme dhe disa teknokratë.

Qëllimi i tij ishte të krijonte stabilitet në një vend ku kriza pandemike po thellohej dhe nga ajo politike.

Sipas ekonomistëve, ai e ka arritur atë.

“Në vitin 2021, Italia pati ecuri shumë pozitive”,-tha Moec.

Ndonëse pjesë e rritjes ishte një “rritje mekanike” pas shokut të vitit 2020, por pati dhe një përmirësim të dukshëm nga qeveria.

PBB-ja e Italisë për 2021-shin nuk është publikuar, por shifrat mujore tregojnë për një rimëkëmbje.

Si e ka arritur ai këtë?

Ekonomistët thonë se të dhënat nuk tregojnë ende një përmirësim të dukshëm sepse ka një hendek të madh kohor midis implementimit të politikave dhe ndikimit ekonomik.

Gjithsesi, janë dy reforma strukturore kryesore dhe një faktor kyç që ka zbutur presionet ekonomike gjatë drejtimit të Draghi, thotë ekonomisti i Berenberg, Guidogiorgio Bodrato.

Ai përmend reformë gjyqësore, të miratuar në shtator që do të përmirësonte klimën e investimeve në Itali për të tërheq investitorët e huaj dhe ndryshimet në administratën publike që të shpejtojë efektin.

“Ai përdori me shumë dobishmëri paratë e rimëkëmbjes nga Europa”,- thotë Bodrato.

Detyra e parë e Draghi-t ishte të bënte planin se si Italia do të përdorte fondin e BE-së, një total prej 191.5 mld euro. Plani më tej u miratua nga institucionet europiane, por disbursimi do të bëhet vetëm pas implementimit të reformave.                                                                                                                                                                                                                                                     

“Arritja më e madhe ekonomike e Draghi-t ishte drafti i planit të rimëkmëbjes. I detajuar mbi investimet dhe reformat që do të ndjekë qeveria deri në vitin 2026”,-tha Luca Pennarola, ekonomist europian.

“Kjo do të thotë se cilado qeveri të vijë në pushtet, do t’i duhet të ndjekë skenarin e Draghi-t për të marrë fondet e BE-së”.

Sfidat e ardhshme     

Tani që Italia do të zgjedhë presidentin e ri më vonë gjatë muajit, ka pikëpyetje se nëse stabiliteti ekonomik dhe performanca mund të përkeqësohet.

Kjo sepse Draghi është përballë kandidatëve të tjerë për vendin e presidentit, që do të linte vend për një kryeministër të ri dhe potencialisht për zgjedhje të parakohshme. Roli i presidentit është më shumë ceremonial në Itali sepse fuqinë e ka Kryeministri.

Ndonëse është përmirësuar, Italia është ende në një pozitë të komplikuar.

Burimi: CNBC/Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë