Ka ndodhur

Doza me kokainë në makinë gati për shitje, arrestohet i riu në Dibër

Gazeta Si- Një 30-vjeçar me iniciale L.B., u arrestua këtë të enjte në Dibër, pasi dyshohet se shiste kokainë. Gatë kontrollit në automjetin që drejtonte i riu, policia gjeti dhe sekuestroi sasi lëndë të dyshuar kokainë, të ndarë në 4 doza gati për shitje.

Nga veprimet hetimore të policisë ka rezultuar se autori pasi siguronte lëndën narkotike, e ndante atë në doza që i shiste më pas, në zona të ndryshme të qytetit të Burrelit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë