Janë zbardhur detaje të reja nga krimi i rëndë në Mallakastër, kur të tre të rinj janë të arrestuar për vrasjen e 50-vjeçares Drita Saliaj në fshatin Gjerbës.
Në dosjen e prokurorisë deri më tani tre të dyshuarit kanë dhënë deklarime kontradiktore.
Ndërsa, 26-vjeçari Ervis Zotaj i ka mohuar të gjitha akuzat, duke pretenduar në alibinë e tij se gjatë krimit të rëndë ndodhej te motra e tij, shumë larg vendit të ngjarjes.
Ai pranon se i njeh dy 16-vjeçarët, por thotë se nuk është takuar me ta në muajin janar.
Ndërkohë, një tjetër dëshmi më e rëndë është ajo e Sini Shehajt, i cili thotë se shkak i konfliktit që çoi në vrasje ishte mosmarrëveshja për blerjen e hashashit. Ai ka rrëfyer se 50-vjeçares i kanë kërkuar t’i blejnë hashash me 50 euro, por e ndjera ka dashur t’ua shesë me 200 euro.
Ai pretendon se kur ka shkuar në banesë ka gjetur 26-vjeçarin Zotaj duke kryer marrëdhënie me 50-vjeçaren.
“Ka pritur jashtë ndërkohë që Ervin Zotaj e Luis Saliaj, kanë qenë brenda duke pirë kafe me shtetasen Drita Saliaj. Pas rreth 20 minutash e ka thirrur Luisi, e është futur brenda, ku Drita i ka dhënë një gote raki.
Gjatë kohës që po pinte gotën e rakisë Luisi, është ngritur me pretendimin se do shkonte në tualet, por në të vërtetë është futur në dhomën tjetër, e ka dalë prej andej me një pako hashash.
Këtë të fundit e ka lënë tek pragu i derës e është futur përsëri në kuzhinë. Pas kësaj Luisi ka kërkuar që hashashin ta blinte me 50 Euro, ndërsa Drita thoshte me 200 Euro. Ndërkohë Luisi i ka thënë që të dilte jashtë e ta priste tek makina.
Kur ka dale jashtë ka dëgjuar të bërtiturat e Dritës. Është afruar te dritarja dhe ka parë që Ervisi i ka hequr me dhunë pantallonat Dritës e pas kësaj ka kryer marrëdhënie seksuale me të”, ka rrëfyer Sini Shehaj.
“Ndërkohë që Ervisi kryente marrëdhënie seksuale, Luisi ka dalë jashtë ku ka gjetur dy litarë me të cilët e kane lidhur Dritën. Pas kësaj Ervisi dhe Luisi i kanë futur në gojë një shall dhe e kanë nxjerrë jashtë duke e mbajtur në krahë dhe e kanë çuar te makina e Ervisit.
Makinën e ka drejtuar ai, e Ervisi ka qëndruar me Dritën në sediljen e pasme, ndërsa Luisi në sedijen e parë të pasagjerit. Pasi janë nisur Luisi i ka thënë të ecte shpejt në drejtim të rezervuarit”, vijon më tej deklarata e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.