Gazeta Si – Dosja për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, disa ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ka shkuar në gjyq.
Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet dhe ka marrë të pandehur Arbër Paplekën me akuzën e vrasjes së Xhuvanit.
Paplekaj ishte pjesë e strukturës së mbrojtjes së votës në qytetit e Elbasanit, ku drejtues politik i Partisë Demokratike ishte Gazment Bardhi.
Prokuroria ka dërguar për gjykim edhe dy zv/drejtorët e policisë Nikollaq Palla dhe Albert Nushi si edhe 6 efektivët e forcave “Shqiponja”, të cilët akuzohen të gjithë për shpërdorim detyre.
Po ashtu organi i akuzës bën me dije se vijojnë hetimet për Kelmend Xhaferin për akuzën e vrasjes.
Sipas burimeve zyrtare, prokurorët e çështjes kanë pushuar akuzat për armëmbajtje pa leje, tentativë vrasje të punonjësve të policisë, vjedhje me dhunë dhe heqje e paligjshme e lirisë për Arbër Paplekaj.
Po ashtu pushim i akuzës heqje e paligjshme e lirisë, është kërkuar për të gjithë anëtarët e strukturës për mbrojtjen e votës.
Gjatë përplasjes që ndodhi pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, mes simpatizantëve të dy forcave politike, humbi jetën Pjerin Xhuvani si dhe u plagosën 4 persona të tjerë, mes tyre edhe një punonjëse policie që ndodhej në vendngjarje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.