Lojëra me Dore

Dorëzohet Tsitsipas, Nadal në finalen e Australian Open

Deri në gjysmëfinale është ndërprerë aventura e talentit Stefanos Tsitsipas në turneun Australian Open. Tenisti grek është mundur pastër nga veterani spanjoll, Rafael Nadal 3-0 me sete. 6-2; 6-4 dhe 6-0 është mbyllur kjo ndeshje në pak se një orë e 46 minuta.
Nga ndeshja që u zhvillua në “Melbourne Park” u kuptua se deri këtu ishte maksimumi i tenistit grek, që gjithsesi do të mbahet mend për këtë performancë.

Sfida nisi me përqendrimin e duhur nga Nadal që nuk i dha asnjë shans grekut dhe arriti ta mbyllë atë në pak minuta 6-2. Në setin e dytë Tsitsipas ishte disi më mirë, por duket se ky fillim i dobët ishte një strategji e spanjollit, që më mori revanshin dhe arriti ta fitonte këtë set 6 me 4. Seti i tretë final ishte thjesht për formalitet, pasi Tsitsipas dukej i shteruar nga energjitë dhe nuk arriti ta përballonte forcën e shërbimeve të Nadal, duke u mundur thellë 6-0.

I kualifikuar, tashmë Nadal do të presë ndeshjen mes Novak Xhokoviç dhe Lukas Puill për të mësuar se cilin do të ketë përballë në finalen e madhe. Serbi është favorit, por gjithsesi edhe tenisti francez nuk është për t’u nënvlerësuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë