Lojëra me Dore

Dorëzohet Siner, Alkaraz siguron finalen e Indian Uells. Medvedev përballë spanjollit

Gazeta Si – Karlos Alkaraz shkon në finale të Indian Uelles dhe ruan pozicionin numër 2 në renditjen botërore. Ndërpritet pas 19 ndeshjesh pathyeshmëria e Janik Siner.

Gjysmëfinalja e turneut kalifornian përcakonte jo vetëm njërin nga finalistët e tij, por edhe kujt do t’i takonte numri 2 në botë. Siner, fitues i Australian Open, arriti të fitonte setin e parë, i ndërprerë për gati orë për shkak të kohës së keqe. Spanjolli pastaj përmbysi gjithçka, duke bërë që ndeshja të përfundojë 1-6, 6-3 dhe 6-2.

Kjo gjysmëfinale zgjati 2 orë e 5 minuta lojë. Në finale Alkaraz do të ndeshet me rusin Medvedev. Siner mbetet numri 3 në renditjen botërore.

Shiu ndërpreu vrullin e italianit në setin e parë. Dy lojtarët tentuan ta rifillonin lojën pas rreth 20 minutash, por u dorëzuan sërish. Ndeshja rinisi pas 3 orësh dhe Siner nuk i dha shumë mundësi rivalit, duke e mbyllur setin e parë 6-1 në më pak se 20 minuta par rifillimit.

Por ishte vetëm një iluzion, sepse pjesën tjetër të ndeshjes e dominoi spanjolli, duke ndërtuar fitoren e tij. Ai përfitoi nga gabimet i Siner dhe e mbylli setin e dytë me një top të shkurtër për 6-3. Në setin vendimtar Siner humbi krejtësisht në gjuajtjet e drejta. Alkaraz ishte i papërmbajtshëm dhe e mbylli setin e tretë 6-2.

Spanjolli do të ndeshet në finale me Danil Medvedev, i cili gjithashtu fitoi me përmbysje ndaj Tomi Pol. Rusi humbi setin e parë dhe pastaj reagoi fuqishëm, duke e mbyllur ndeshje pas 2 orësh e 23 minuta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë