Pas katër ditësh emigrim, kombëtarja e basketbollit për meshkuj është rikthyer të stërvitet në Tiranë. Ekipi kuqezi dje është stërvitur në ambientet e pallatit të sportit “Feti Borova” pranë Olimpik Park, pasi më herët nuk ishte lejuar. Katër ditët e mëparshme ekipi kombëtar i basketbollit u stërvit në Durrës, pasi nuk u lejua nga bashkia Tiranë për tu stërvitur në “Feti Borova” për shkak të mungesës së një kontrate me FShB.
Shkaku për hyrjen e ekipit kuqezi janë bërë miqtë danez. Kombëtarja daneze kishte planifikuar që të stërvitej te Olimpik Park, në bazë të programit të miratuar. Ndryshe nga çfarë kishin bërë me kombëtaren shqiptare më herët, me Danimarkën, zyrtarët e bashkisë së Tiranës janë treguar më tolerant, duke i lejuar të stërviten.
Pas danezeve në sallën “Feti Borova” kanë hyrë edhe djemtë e Afrim Bilalit. Stërvitja ka vijuar sipas programit duke u bërë gati për ndeshjen. Tani dilemë mbetet zhvillimi i ndeshjes, nëse do të bëhet në Tiranë, apo do të transferohet në Durrës te salla e “Goga Basket”. Ndeshja është e programuar në Tiranë dhe nëse nuk ndodh që të luhet në këtë impiant për danezët mund të lindë e drejta që të kërkojnë fitoren në tavolinë.
Burime për Gazeta Si bëjnë me dije se ngërçi kontraktual mes bashkisë dhe Federatës Shqiptare të Basketbollit vijon të jetë mbetet i pazgjidhur. Ndërkohë të kontaktuar nga Gazeta Si, zyrtarët e Federatës nuk pranuan të prononcohen për këtë çështje. Ndeshja Shqipëri - Danimarik ë e vlefshme për para-eliminatoret e raundit 3, FIBA Eurobasket 2021 luhet sot duke filluar prej orës 19:00.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.