Ngjarje

Dorëzohen gratë e pasura, shesin rrobat firmato online

Irma shet veshje online. Me kohën e covidit ajo ka ndryshuar destinacionin e dyqanit, duke ofruar veshje të përdorura në instagram, por edhe në dyqan. Por formula që 38-vjeçarja ka zbuluar është krejt e ndryshme. Ajo u propozon grave të pasura, vajzave të njohura që mos t’i flakin veshjet, por t’i shesin tek ajo. Irma tregon për gazetën Si se sjellin tek ajo me postë ose me dyqan çanta firmë second hand, ose veshje dhe aksesorë të ndryshëm me një të përbashkët. Të gjitha të grifuara. “Në një rast sollën çantë Gucci nga Vlora, ma shitën 450 euro dhe unë e rishita. E postova në instagram dhe e bleu një vajzë e njohur që dërgoi të ëmën për ta marrë”. Por Irma ka shitur edhe këpucë Valentino të një gruaje shumë të njohur në biznes. “M’i shiti këpucët 200 euro”, rrëfen Irma që u rishitën për një javë. Fustane, pallto, pantallona, xhaketa, xhinse origjinale deri tek ora dhe copë me metër gucci ofrohen nga e reja në llogarinë secondhandclothesalb.

Tek dyqani i saj online kanë shitur rrobat e tyre gra nga më të pasurat në vend, të njohura të famshme dhe të panjohura. A ka ndikuar covidi? Irma është e bindur që po. “Shumë njerëz gjatë pandemisë bënë spastrimin e shtëpisë dhe seleksionuan veshjet. Ka nga ata që ju kanë bërë dhurata që nuk i kanë përdorur asnjëherë. Dhe më kontaktojnë”, thotë e reja sipas të cilës dhe vetë atë e ndikoi pandemia duke i fokusuar blerjet më tepër online sesa në dyqan. Çfarë i ka bërë më tepër përshtypje? “Gratë janë të tërhequra nga firmat prestigjioze. Për shembull këpucët Valentino që mi shitën ishin të rrjepura, por vajza që i bleu ndonëse ja tregova situatën i mori”.

Klientja më tregoi se do t’i modifikonte, do t’i lyente me manikyr të kuq, shprehet e reja. “Pasi porosisin online, i dërgoj me postë. Kushton 3 mijë lekë rrethet dhe 2 mijë lekë Tiranë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë