Rend dhe Ligj

Dorëhiqet nga Policia e Shtetit Muhamet Rrumbullaku

Nga Gazeta ‘SI’- Muhamet Rrumbullaku ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Policisë së Shtetit.

Funksionet e drejtimit të Policisë i kalojnë Sokol Bizhgës, zëvëndës në këtë të detyrë.

Dorëheqja e Rrumbullakut vjen pas lajmit se ministri i ri i Brendshëm Ervin Hoxha ka hapur aplikimet për një drejtues të ri të Policisë.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm Hoxha pritet të mbledhë nesër në orën 10:00 të gjithë drejtorët e policisë së qarqeve, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit si edhe drejtorët e departamenteve.

Gjatë mbledhjes, e cila është e para e Hoxhës që ku mori postin e ministrit më 28 korrik, pritet të diskutohet ligji i ri i policisë, kryesisht për procedurën e përzgjedhjes së kreut të policisë, drejtorëve vendorë. Këto pozicione me ligjin e ri do të përzgjidhen me komision.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë