Arredim

Doni të ulni stresin? Mbani bimë në shtëpi dhe zyrë

Bimët që mbajmë në shtëpi mund të ulin stresin, ndërsa një shtëpi me kopsht mund t'i ndihmojë njerëzit të shërohen më shpejt pas një operacioni. Puna në një dhomë me dritë natyrale rrit produktivitetin, plus, ju do të flini më mirë, pasi drita përmirëson ritmin cirkadian( ritmin biologjik të gjallesave).

“Thjesht të shikosh një fotografi ose pikturën e një skene në natyrë për 40 sekonda mund të përmirësojë fokusin tonë pasi të kthehemi në punë,” thotë Bill Browning, partneri drejtues i Terrapin Bright Green, një firmë kërkimore dhe këshilluese për ndërtimin e gjelbër.

Foto ilustruese

Nuk ka vend për serë në banesën tuaj?

“Mund të përdorni disa bidona të prerë dhe ti vendosni sipër një komedine apo shtrati të vjetër. Kështu do të krijoni një vend strehim të qetë për ju dhe kështu do të merrni të gjithë energjitë tuaja,” shpjegon Browning.

 Është akoma më mirë nëse shtëpia juaj ka pamje  jashtë ku shihen disa pemë.  Këto pamje perspektive na ndihmojnë të ndjehemi të sigurt dhe duke parë distancën lejon që muskujt e syve tanë të qetësohen. Bimët janë një shtesë e lehtë biofilike, por do të ishte mirë të bëni një kobësh për t’u ndjerë më të qetë.  Grupimet e bimëve evokojnë ambiente natyrore më mirë sesa një fier i vetëm. Sipas  Broëning, mbjellja e bimëve  të tilla si orkide çokollate, phalaenopsis dhe  të tjera krijon një qetësi në trurin tuaj. Sa më shumë bimë të keni aq më të shplodhur do të ndjeheni.

"Miqtë e mi me shaka e quajnë shtëpinë time,  “xhungla", thotë ai. Cilado mënyrë që të vendosni të prezantoni biofilinë në dizajn, është e qartë se shumë përfitime ju presin,” shtoi ai.

Burimi: Clever/ Përktheu: Gazeta “Si”

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë