Gazeta Si - Policia ka arrestuar autorin e zjarrëvënies së qëllimshme të automjetit "BMWX5" në Vlorë dy ditë më parë.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për Gazment Merkajn, 42 vjeç me precedentë të mëparshëm penal për vjedhje me armë.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, mbrëmjen e datës 02.03.2024, në lagjen “24 Maji”, ka djegur me lëndë djegëse automjetin tip “BMË X5”, në pronësi të shtetasit A. S., për shkak të konflikteve të vazhdueshme me këtë shtetas, pas vjedhjes me armë në banesën e vjehrrit të tij”.
Shkak dyshohet se janë bërë konfliktet e vazhdueshme me 42-vjeçarin, i cili akuzohet se ka vjedhur me armë në banesën e vjehrrit të tij.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur 42 vjeçari blen në një pikë karburanti bidonin me benzinë dhe më pas shkon në oborrin ku ishte parkuar makina e Andi Selmanajt dhe pasi lag makinën e djeg.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.