Ka ndodhur

Dogjën me benzinë 2 makina, pranga 4 të rinjve në Korçë

Gazeta Si - Katër të rinj kanë rënë në pranga në Korçë, pasi kanë djegur dy automjete me benzinë, ku motiv dyshohet të jetë një konflikt mes tyre para dy javëve.

Mësohet se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vënë flakën makinave në pronësi të shtetasve me inicialet G.C dhe J.G.

Ngjarja ka ndodhur në orën 02:00 në lagjen nr 4 dhe nr 14 të Korçës, ku ka rënë zjarr në automjetet e G.C dhe J.G. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Autorët e kësaj ngjarje janë  K. Sh., 18 vjeç, dy 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet të kenë djegur automjetet pas një konflikti për motive të dobëta, të ndodhur rreth dy javë më parë, me pronarët e automjeteve G. C. dhe J. G.

“Dogjën me zjarr 2 automjete, në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia identifikon dhe shoqëron 4 autorët e dyshuar të ngjarjes. Më datë 19.03.2024, rreth orës 02:00, në lagjet nr. 4 dhe 14, Korçë, ka rënë zjarr në automjetet e shtetasve G. C., dhe J. G., ku si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku nga veprimet e para hetimore u identifikuan autorët e dyshuar të ngjarjes. Konkretisht shtetasi K. Sh., 18 vjeç; dy 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet të kenë djegur automjetet pas një konflikti për motive të dobëta, të ndodhur rreth dy javë më parë, me pronarët e automjeteve G. C. dhe J. G. Në ambientin e Komisariatit ndodhen të shoqëruar 4 autorët e dyshuar të ngjarjes, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thotë policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë